Ekspertiza e audio-përgjimit, Murrizi: Broçkull që e thotë Rama, jo Ver Llapa
Deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, thotë se opozitës i kanë dalë të gjitha kauzat
Murrizi: Ato që ngatërrojnë opozitën me mortin e zi-n. Vetëm partia komuniste e ngatërron mortin me opozitën. është hera e parë që pas 28 vitesh demokraci, që opozitës i kanë dalë të gjitha akuzat, që me Tahirin, Beqajn e tani Xhafajt. Thamë avionët me drogë, na thanë mushkonjat, pastaj Riformatos i ngeli goma në Divjakë, atij tjetri në Durrës. Tahiri nuk u arrestua, sepse parlamenti e ndalojë. Tani mori masë shtrënguese, u lirua sot nga kjo masë, por është në hetim. 13 000 punonjës policie pyeten sot a kanë lidhje dhe a njihen me ndonjë person që ka pasur probleme me ligjin, ndërkohë që ministri i brendshëm ka vëllan në burg për trafik droge…
Ekspertiza Italiane?
Murrizi: Jo ekspertizën e ka bërë Rama… për dy tre orë e bëri analizën. Kjo është një broçkull që e thotë Edi Rama jo Ver Llapa…Unë kam besim te ekspertiza Italiane.
KOHA JONË SONDAZH

