Ekspertja e ndërtimit: Prej kohësh u trembesha ndërtimeve në Durrës

Profesoresha e ndërtimit, Luljeta Bozo, në emisionin “Opinion” tha se prej kohësh i frikësohej një tërmeti në zonën e Durrësit. Sipas saj, studimet që janë bërë në këtë zonë tregojnë se aty nuk mund të ndërtohej, pasi ka disa zona që objekti mund të zhytet poshtë.
Sa i përket zonës së Thumanës dhe Kënetës, dy zona të tjera të goditura, profesoresha e ndërtimit tha se aty ka qenë kategorikisht e ndaluar të ndërtohej, ose maksimumi ndërtime një apo me dy kate.

Blendi Fevziu: Çfarë ka ndodhur me ndërtimet? Sot policia ka bllokuar “Rreth-rrotullimin e Shkozetit”, përbën rrezik?
Luljeta Bozo: Nuk e kam parë. Në fakt si specialiste që jam e bazamenteve dhe themeleve dhe merrem me problemet e reagimit të trojeve në raste të lëkundjeve sizmike, unë e kam pasur me shumë frikë rënien e një tërmeti në zonën e Durrësit prej vitesh. E kam fjalën pas viteve ’90, sepse para ’90-ës ishte plazh, tani ka vetëm godina. Ka disa arsye, e para, aty rërat e plazhit të Durrësit që nga Shkëmbi i Kavajës deri në Golem nga studimet që kanë bërë specialistët e qendrës sizmologjike bashkë me institutet e ndërtimit të atëhershëm që bënë mikrozinimin sizmik. Durrësi ka gjithmonë problematik nga tërmeti. Atje janë disa zona që në lëkundje prishet struktura dhe bëhet llum dhe është procesi i lënëzimit. Ajo mund të themi e “bukur” është që objekti të zhytet. Për shembull në fshatin Obot më ’79-ën shtëpitë dykatëshe prej guri u zhytën në llum. Ashtu sikurse ishte ai hoteli, “Lubiana”, për mua ai është lëngëzim, se është tamam në pjesën e mbikalimit, atje është zona më e rrezikshme në Durrës se janë 130 metra depozitime shumë të shkrifëta, që janë të ngopura me ujë dhe janë gjithmonë të predispozuara që të prishin strukturën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?