Eksploziv lokalit tek “Komuna e Parisit” kamerat pikasin “Audin”

Gazetari i RTV Ora Besar Bajraktaraj informon se janë shoqëruar disa persona si dhe janë marrë në pyetje pronarët e lokalit ku u vendos eksplozivi në orët e para të mëngjesit të sotëm (26 korrik) tek Komuna e Parisit në Tiranë.

Dëshmitë e tyre do të ndihmojnë për të hedhur dritë mbi autorët e vendosjes së eksplozivit.

Policia informoi se një sasi e vogël eksplozivi shpërtheu në pjesën e derës së lokalit. Fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz vetëm dëme materiale.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Më datë 26.07.2019  në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Komuna e Parisit”, në pjesën e derës së një lokali, ka shpërthyer  një sasi  e vogël lënde e dyshuar plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Shërbimet e policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit” informoi policia mengjesin e sotem.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kamerat pikasën Audin

“Në momentin e shpërthimit, kamerat e sigurisë por dhe të bizneseve përreth kanë pikasur një makinë tip Audi. Po hetohte nëse kjo ka lidhje me shpërthimin. Disa persona janë shoqëruar por momentalisht nuk kemi asnjë të ndaluar” informon gazetari Bajraktaraj.

Mësohet se nga shpërthimi janë dëmtuar dy automjete që kanë qenë të parkuara aty afër si dhe xhamat e pallatit ku ndodhet lokali, kati i pari i këtij pallati

Nuk dihen arsyet  e kësaj ngjarjeje, por policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Një nga pistat e hetimit është motivi i pronësie por ende nuk është zyrtarizuar.

(Ne foto: Lokali ku ndodhi shperthimi me 26 korrik ne Tirane)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?