Eksploziv në derën e biznesit të policit të “Shqiponjave” në Durrës. U hodh nga një makinë në ecje
Në fshatin Katund i Ri në Durrës, mbrëmjen e kaluar në orën 22:20 ka ndodhur dhe një shpërthim, si pasojë e një sasie eksplozivi të vendosur në derën e dyqanit të efektivit të Policisë H. Gashi, 54 vjeç.
Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë person të pranishëm në objekt kur ka ndodhur shpërthimi. Raportohet se lënda plasëse është hedhur në derën e jashtme ku ndodhet qepeni. Dyqani tregtonte ushqim për kafshët.
“Një sasi e vogël lëndë plasëse ka plasur mbrëmjen e sotme në Katund të Ri, Durrës.
Ngjarja ndodhi rreth orës 22:20, mësohet se lënda plasëse u vendos në derën e dyqanit në pronësi të shtetasit H. Gashi.
Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale, pasi është dëmtuar qepeni i jashtëm i derës së dyqanit.
“Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit“, njofton policia.
KOHA JONË SONDAZH

