Eksplozivi tek “Petro Nini”, kapet autori. Me biçikletë vendos pakon tek…(VIDEO)

Zbardhet ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm ku shpërtheu një sasi lënde eksplozive në një lokal në lagjen “Dëshmorët e 4 Shkurtit” pranë gjimnazit “Petro Nini”. Policia e Shtetit, thotë se pas një pune intensive, u bë e mundur identifikimi, lokalizimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, një 28-vjeçar, me precedent të theksuar kriminal në fushën e narkotikëve, vjedhjes së pronës dhe krimeve ndaj personit.

Deklarata e plotë

Zbardhet në kohë rekord ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës, 11.06.2020, ku shpërtheu një sasi lënde eksplozive në një lokal në lagjen “Dëshmorët e 4 Shkurtit”. Pas një pune intensive, profesionale dhe hetimore u bë e mundur identifikimi, lokalizimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje. Vihet në pranga 28-vjeçari, me precedent të theksuar kriminal në fushën e narkotikëve, vjedhjes së pronës dhe krimeve ndaj personit. Zbradhja e ngjarjes dhe finalizimi i operacionit nga Komisariati i Policisë Nr 2 dhe Seksioni për Hetimin e Krimeve kundër Pronës në DVP Tiranë. Sekuestrohen rrobat dhe biçikleta që autori ka përdorur gjatë kohës së vendosjes së lëndës eksplozive.

Swiss Digital Desktop Reklama

Menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 11.06.2020, në rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, ku në derën e lokalit të shtetasit A.B., shpërtheu një sasi lënde plasëse duke shkatur dëme materiale, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ngriti një grup të posaçëm hetimor të përbërë nga Specialistë për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 dhe Specialistë për hetimin e krimit ndaj pronës dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë vijoi puna intensive për zbardhjen e ngjarjes. Si rezultat i veprimeve profesionale dhe punës intensive të pandërprerë hetimore të bërë nga Specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 Tiranë, u bë e mundur që brenda 24 orëve të zbardhej ngjarja, duke identifikuar autorin e dyshuar të vendosjes së eksplozivit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mbi provat e grumbulluara u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Eksplozivi”, ku gjatë operacionit u bë lokalizimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar F. A., 28 vjeç, banues në Tiranë me precedent të theksuar kriminal, i dënuar më parë me 2 vjet burg për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe i arrestuar për veprën penale “Vjedhje”. Nga kontrolli i ushtruar në banesë, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale biçikleta, veshjet, një qese në të cilën ishte vendosur lënda eksplozive, atletet, sende këto të cilat autori përdori në ngjarje.

https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/videos/731315624311758/?q=policia%20e%20shtetit&epa=SEARCH_BOX

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?