“Ekspoliziv te makina ime”, kush është biznesmeni që dha alarmin dhe vrasja e ndodhur në lokalin e tij
Personi që dha alarmin te Policia e Vlorës për një sasi eksplozivi të dyshuar pranë makinës së tij pasditen e stome është Endrit Sadedini, 30 vjeç.
Mësohet se Sadedini është pronar i një lokali në Vlorë, ku në prill të këtij viti ndodhi një vraje.
Mbrëmjen e 20 prillit, mbeti i vrarë Ergys Gjoveshaj, 33 vjeç, ndërsa u plagosën edhe tre persona të tjerë.
Për ngjarjen u arrestua shtetasi Gani Tozaj, ngjarje e ndodhur pas një zënke midis tyre.
Gani Tozaj ka qenë në tavolinë me Aranit Kondajn kur atyre u është afruar Ergys Gjoveshaj dhe pasi kanë debatuar për disa minuta, Ergys Gjoveshaj ka goditur me pëllëmbë njërin nga personat që ndodhej pranë tyre. Më pas sherri ka degjeneruar në përdorimin e armëve.
Vetë pronari i lokalit, Endrit Sadedini është proceduar për moskallëzim krimi lidhur me ngjarjen.
/ SYRI.net
KOHA JONË SONDAZH



