Ekspozita e Ramës në Athinë, media franceze ”Tv 5 Monde”: Arti në shërbim të vëllazërimit

Ekspozita e kryeministrit Edi Rama në Athinë ka tërhequr vëmendjen edhe të televizionit francez ”TV5 Monde”, pasi i ka kushtuar një reportazh ekspozitës të sapo çelur në Zapion Megaron, ku morën pjesë personalitete të shquara si Kyriakos Mitsotakis, Ministri i Punëve të Jashtme Nikos Dendias etj.

“Arti në shërbim të vëllazërimit” titullohet reportazhi, duke iu referuar fqinjësisë dhe miqësisë mes Shqipërisë dhe Greqisë. Korrespondetja e televizionit e cilëson kryeministrin Rama si të vëmendshëm ndaj detajeve pasi kujdeset vetë për mënyrën e vendosjes së veprave të shumta në mur.

”Tani do të flasim për dy vende fqinje, Greqia dhe Shqipëria. Duhet të kthehemi në fund të Luftës së Dytë Botërore për të gjetur gjurmët e konfliktit të fundit të armatosur në kufirin e tyre, por zyrtarisht parlamenti i Athinës nuk e ka shfuqizuar Ligjin e luftës të vendosur në vitin 1940. Pavarësisht kësaj, dy vendet shpalosin sot miqësinë e tyre në këtë event jo të zakontë”.

SHKARKO APP