Ekstradim përmes deportimit nga Dubai, i riu që mashtroi mijëra italianë

Bruno Çobo zbriti këtë të mërkurë në Rinas, dhe bëhet njeriu i parë që ekstradohet nga Dubai, edhe pse vendi Shqipëria nuk ka marrëveshje ekstradimi. Ai akuzohet nga SPAK se në bashkëpunim me 16 persona të tjerë kanë mashtruar mijëra qytetarë italianë duke përfituar miliona euro.

Çobo akuzohet për mashtrim kompjuterik dhe grup të strukturual kriminal, pasi në bashkëpunim me të tjerë, mashtronte nëpërmjet call centerave italianë dhe shtetas të kombësive të tjera, duke u marrë miliona euro. Çobo dyshohet se ishte organizatori i grupit të 16 personave që punon në call center.

Ka qenë një shtetas italian i cili ka denoncuar se është mashtruar nga një investim prej 700 mijë eurosh në kompaninë e tij. Ndonëse vendi ynë nuk ka një marrëveshje ekstradimi me Dubain, për Çobon është bërë ekstradim nëpërmjet deportimit, ku në lojë ka hyrë edhe Interpol.

SHKARKO APP