Ekstradimi i “financierit”, Prokuroria pyet avokatin e Seitajt

Ekstradimi në Itali i ”financierit” të Habiljave, Nezar Seitajt, hapi një debat dhe lëshoi akuza drejt qeverisë, kjo pasi Seitajt ishte i vetmi i arrestuar në Shqipërisë, si pjesë e bandës Habilaj, e cila po hetohen nga Prokuroria e Katalias në Itali, por edhe pse pjesë e këtij hetimi është i përfshirë në përgjimet e bandës edhe emri i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Mbi këtë arsye, avokati shqiptar i Nezar Seitajt, është marrë në pyetje në lidhje me ekstradimin e paprecedentë të klientit të tij drejt Italisë. Detar Hysi është pyetur në prokurorin e Durrësit, e cila ka nisur hetimet për të verifikuar procedurat e ndjekura për ekstradimin e Seitajt, ndaj të cilit gjykata e Krimeve të Rënda kishte vendosur masë sigurie arrest me burg për llogari të hetimit në kuadër të grupit të Habiljave.

Në këtë procedim po hetohet edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Hysi, ka shpjeguar mënyrën se e kishte marrë vesh për ekstradimin e papritur të klientit të tij si dhe ka dëshmuar faktin se kishte informuar edhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda për këtë ekstradim, shkruan Top Channel.

Swiss Digital Desktop Reklama

Avokati ka pohuar gjithashtu se ekstradimi i Seitajt është bërë në të njëtën ditë kur ai kishte firmosur zgjatjen e hetimeve nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ekstradimi i Nezar Seitajt, përveç procedurës ekstraproceduriale që është ndjekur duke thyer masën e arrestit, që kishte vendosur Gjykata e Krimeve të Rënda, u shoqërua edhe me akuza nga opozita. Ajo akuzoi mazhorancën se e ekstraduan Seitaj në kundërshtim me ligjin, pasi ai ishte i vetmi dëshmitar që mund të dëshmonte ndaj Saimir Tahirit për implikimin në grupin e Habilajve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?