Ekstradohet 49-vjeçari nga Fieri, mashtroi mikun e tij duke i marrë 100 000 dollar

 Ekstradohet nga Italia shtetasi 49-vjeçar Artur Beqo, i shpallur në kërkim nga Gjykata e Fierit nën akuzën e mashtrimit.

Burime nga Policia e shtetit njoftojnë se 49-vjeçari, i lindur dhe banues në Fier në datë 21 maj 2013 me urdhër gjykata është vendosur nën masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale të “Mashtrim”

Ky vendim i gjykatës së Fierit erdhi pasi më muajin nëntor 2008 , shtetasi Artur Beqo i ka marrë borxh shumën  100.000 dollar duke e mashtruar dhe nuk ia ka kthyer më borrxhin shtetasit L.R.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali  me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë .

SHKARKO APP