Ekstradohet drejt Italisë futbollisti që trafikonte droge

Interpol Tirana njoftoi sot se ka ekstraduar në Itali 24-vjeçarin shqiptar Guido Tepshi, të akuzuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafik të kokainës. Guido Tepshi u arrestua më korrik nga autoritetet shqiptare për llogari të drejtësisë italiane.

Futbollisti 24-vjeçar nga Durrësi akuzohet nga Itali si anëtar i një organizate kriminale që ka trafikuar kokainë nga Holanda në Itali në periudhën korrik 2013-qershor 2014.

Tepshi është një futbollist shqiptar, që ka provuar të veshë edhe fanellën kuqezi të kombëtareve të moshave. Ai ka luajtur me disa skuadra, kryesisht në Kategorinë e Parë, por edhe në Superiore.

SHKARKO APP