Ekstradohet i dënuari me 15 vjet burg, shfrytëzoi të fejuarën për prostitucion

Ekstradohet nga Zvicra, Fatos Sakolli, i dënuar me 10 vjet burg për “shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese”. 41-vjeçari nga Berati akuzohet se me anë të mashtrimit ka fejuar një vajzë, të cilën pas mbërritjes në Belgjikë, e ka detyruar të ushtrojë prostitucion. – “Gjykata Rrethit Gjyqësor Berat, e dënoi  këtë person me 10 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese”. Gjykata Apelit Vlorë,  e dënoi përfundimisht me 15 vjet burg. Ky shtetas me anë të mashtrimit për fejesë, kur kanë shkuar në Belgjikë, ka detyruar shtetasen K.K, të ushtojë prostitucion kundër vullnetit të saj” thuhet në njoftimin e policisë. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Bernën, u bë i mundur arrestimi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tone. Në Aeroportin e Rinasit, Fatos Sakolli, iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

SHKARKO APP