Ekstradohet i dyshuari për tritolin te farmacia e babait të Tahirit

I dyshuari kryesor ne ngjarjen e nje viti me pare, ku u vendos tritol ne farmacinë e babait te ministrit Saimir Tahiri është ekstraduar nga Suedia ne Shqipëri. Interpoli i Tiranës, ne bashkëpunim me ate te Stokholmit, ka bere te mundur sjelljen e shtetasit Baftjar Bruka, mbi te cilin rendon akuza e kryerjes se veprave per qëllime terroriste dhe krijim te grupit kriminal te organizuar.

Baftjar Bruka dyshohet se ka vendosur bombe me komandim edhe pranë ures Vasil Shanto ne parkun e autobusëve. Gjykata e Krimeve te Renda ka dhëne nje mase sigurie arrest me burg per kete person, ndërsa me akuzat e ngritura per veprat penale, ai rrezikonte burgim te përjetshëm.

SHKARKO APP