Ekstradohet nga Franca, arratiset nga Rinasi një i kërkuar

 

Një i dënuar për tentativë vrasjeje i ka shpëtuar mbrëmë policisë së Aeroportit të Rinasit, në rrethana të paqarta. Hetimet vijojnë për rolin që patën autoritetet në arratisjen e të karkuarit.     

Arnold Canameti ishte ekstraduar nga Franca, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, dhe ishte i dënuar në mungesë.

Por në aeroportin e Rinasit, ai është arratisur papritur.

Canameti është sjellë i prangosur dhe nuk dihet sesi ai ka mundur të largohet.

Personi i arratisur ishte mes 20 personave të ekstraduar nga Franca dhe iu dorëzua autoriteteve policore shqiptare bashkë me ta.

SHKARKO APP