Ekstradohet nga Gjermania shqiptari i shpallur në kërkim ndërkombëtar
Interpol Tirana ekstradon nga Gjermania një shtetas të dënuar me 25 vite burg për vrasje
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Wiesbaden, u bë i mundur arrestimi dhe ekstradimi nga Gjermania drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Byniamin Hajro, 56 vjeç.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Vlorë në vitin 2017 e ka dënuar me 25 vjet burg për veprën penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim ” parashikuar nga nenet 78/1 dhe 25 të Kodit Penal.
Me datë 17.04.2012, është vendosur rifillimi i hetimeve në lidhje me ngjarjen e datës 22.03.1998 ndodhur në Berat, ku u rrëmbyen dhe më pas u vranë shtetasit E.P. dhe A.A.
Gjykata e Apelit Vlorë në vitin 2017 ka deklaruar fajtor për këtë ngjarje shtetasin Byniamin Hajro duke e d)nuar me 25 vite burgim.