Ekstradohet suedezi, i dënuar me 10 vjet burg në Shqipëri

Interpol Tirana ka transferuar drejt Suedisë një shtetas suedez 35-vjeçar, i cili është prangosur në Tiranë, disa kohë më parë dhe është dënuar nga gjykata. Sipas burimeve zyrtare, Lars Tommy Rosen, është dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 10 vjet burg. Ai akuzohet për kontrabandë të rëndë me armë. Pas dënimit, Rosen do të vijojë të kryejë dënimin në Suedi, pas bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpolin e Stokholmit. Shtetasi 35-vjeçar është arrestuar më 5 shtator të vitit 2012, pasi është kapur në flagrancë në Murriqan, në dalje nga Shqipëria për në Malin e Zi. Në bagazhet e tij iu gjetën 9 copë armë zjarri Pistoleta, me mbishkrimet EKOL Special, 99 kal 9 mm PAK.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?