Ekstremi i djathtë francez: Të “kyçen dyert” për emigrantët!

 

Në Francë, partitë opozitare nacionaliste kanë hedhur tezën e mospranimit të asnjë emigranti , ngado që vjen pas sulmeve terroriste.  

Liderja e partisë së ekstremit të djathtë francez, Marine Le Pen, kërkoi sot ndërprerjen e menjëhershëm të akomodimit të emigrantëve në Francë, pas sulmeve terroriste të Parisit, ku u regjistruan të paktën 132 të vdekur dhe 352 të plagosur.

“Një prej agresorëve kishte mbërritur në Greqi më 3 tetor në mesin e kontigjentit të migrantëve”, tha partia e saj ”Fronti Kombëtar” (FN) në një deklaratë.

Referuar hetuesve francezë, shenjat e gishtërinjve të njërit prej autorëve të sulmeve, pranë së cilit u gjet një pasaportë siriane, korrespondojnë me atë të një personi i cili kishte kaluar procedurën e kontrollit në Greqi muajin e kaluar.

Teksa në Francë zgjedhjet po afrojnë, opinioni publik francez dhe evropian i tronditur pas ngjarjeve,  po fajëson gjithnjë e më shumë emigrantët dhe azilantët. Kjo parti e ekstremit të djathtë, teksa zgjedhjet e reja po afrojnë, pritet të fitojë pikë.  

SHKARKO APP