Ekstremistë të ‘Agimit të Artë’ në Kretë bllokojnë kursin e gjuhës shqipe

Ekstremistë të Agimit të Artë në Greqi kanë bllokuar sot një prej godinave ku zhvillohet mësimi i gjuhës shqipe për fëmijët e emigrantëve në ishullin e Kretës.

Ata kërkuan që të mos lejohet dhënia e mësimit në shqip. Në hyrje të godinës ata vendosën flamuj grek. Shkolla për shqiptarët u hap në Paleochora, me praninë e një zyrtari të ambasadës shqiptare nëAthinë.

Mediat greke raportojnë se situata është tensionuar pasi në rrjet nisi të qarkullonte një foto e një nxënësi me bluzën ku ishte stampuar harta e “Shqipërisë së Madhe” dhe mbishkrimi: ‘Autochthonous’. Lapsi.al

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?