Ekstremizmi fetar, Tahiri me ambasadorin e SHBA: Aksioni i përbashkët për ta luftuar

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i pranishëm në konferencën për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor mbi ekstremizmin fetar, deklaroi se “për të parandaluar ekstremizmin fetar, duhet ta njohim mirë fenomenin”.  Tahiri theksoi se nuk ka asnjë luftëtar të huaj që niset nga Shqipëria. “Ka shqiptarë që duan të kthehen, por kanë ngecur në këtë luftë”, tha ai.  – “Është e domosdoshme të identifikojmë një plan-aksioni të përbashkët që do të koordinojë energjitë tona lidhur me adresimin e këtij fenomeni”, tha ministri i Brendshëm.  – “Duhet koordinuar dija jonë me praktikat tona për të përballur këtë fenomen. Ka njerëz që shkojnë për para’ në zonat e luftërave, por cilado qoftë arsyeja, ne duhet të kemi një platformë solide për të ndërtuar qasjen tonë”, deklaroi Tahiri.   Nga ana e tij, ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, deklaroi se ekstremistët “përdorin fenë islame për të justifikuar sjelljen dhe mizorinë e tyre”.   “Të gjithë duhet të bëjmë më shumë për të ngritur vlerat e tolerancës dhe paqes. Nuk duhet të lejojmë që vështirësitë ekonomike të shfrytëzohen nga ekstremistët”, tha Lu.

SHKARKO APP