Ekstremizmi, Sojati: Nga 2015, asnjë shqiptar në Siri

Koordinatori kombëtar i Qendrës kundra Ekstremizmit të Dhunshëm, Agron Sojati i ftuar në studion e emisionit “Opinion” në “News 24” foli ndër të tjera për shqiptarët që kanë qenë në Siri dhe si trajtohen ata.

Sojati tha se në sajë të masave që janë marrë, duke filluar nga viti 2015, asnjë shqiptar nuk ka shkuar në Siri, ndërsa foli edhe për 16 fëmijë të kthyer nga zonat e luftës dhe kujdesin që tregohet për ta.

Ai theksoi se Plani Kombëtar i Veprimit po bashkëpunim me autoritetet shqiptare, me qëllim që kujdesi social për persona në nevojë apo të prekur nga fatkeqësitë të jetë më i madh.

”Ka raste për fat të keq ka pasur persona që kanë shkuar në Siri dhe në Irak, duke keqpërdorur fenë. Është negative që një grup shqiptarësh ikën në Siri e Irak por mund të quajmë pozitive se një pjesë e shqiptarëve vendosën që të kthehen, sepse ata kishin hasur në realitet tjetër nga se iu ishte premtuar. Duke filluar nga viti 2015, nuk ka më shqiptarë që të ikën në zonat e konflikteve. Ka ende shqiptarë për fat të keq që ndodhen në Siri dhe zona të konfliktit. Periudha nga viti 2011-2012 ka qenë e fundit kur shqiptarët janë larguar. Për të kthyerit ka pasur trajtim ligjor dhe social, për shkak të çështjes. Në informacionin që kemi ne, rreth 16 fëmijë kanë qenë në Siri dhe vijnë nga zona ku kanë qenë të ekspozur me dhunë e terror. Për fëmijët ka nevojë për kujdes social e special”.

SHKARKO APP