Ekzekutim mafioz në Itali, shqiptari vritet brenda vilës

 

Një shqiptar, i cili banonte në Itali dhe kishte madje edhe një vilë, është ekzekutuar me tre plumba brenda banesë së tij.

Sipas medieve italiane, shqiptari është identifikuar me emrin Arben Vorfi dhe është 29 vjeç.

Shqiptari i vrarë, në bazë të hetimeve, ishte me precedentë penalë në Itali, dhe është qëlluar tre herë me pistoletë dhe ka mbetur i vdekur.

 Vorfi dyshohet se ka qenë pjesë e një bande shqiptarësh, arrestuar për trafik droge dhe shkatërrim prone, për sulme në lokale të zonës së Bergamos.

Sipas hetimeve, ngjarja ka ndodhur mes së mërkurës dhe mëngjesit të së enjtes.

Ndërkohë që kufomën e ka gjetur një miku i tij, mëngjesin e sotëm, kur ka shkuar në banesë.

Sipas dëshmisë së një fqinje, mësohet se në orët e vona të mbrëmjes së 18 nëntorit, ajo ka dëgjuar zhurmë të forta që vinin nga apartamenti i Vorfit.

Policia konfirmon se një nga gëzhojat e plumbave që e qëlloi shqiptarin është gjetur në grilën e dritares së dhomës ku ndodhi  vrasja.

SHKARKO APP