Ekzekutimi i 31-vjeçarit në Vlorë, identifikohen 2 autorët në kërkim
Një ditë pas ekzekutimit të Tauland Beqiraj në Vlorë, mësohet se policia ka identifikuar dy personat e shpallur për vrasjen e 31-vjeçarit.
Neës 24 raporton se janë shpallur në kërkim shtetasit Skedjan Gabrani dhe Elton Hajnaj, të cilët kanë ndihmuar autorin e krimit, 44-vjeçarin Hansi Jonuzi, në kryerjen e krimit.
Të tre këta persona morën pjesë në vrasjen e Beqirajt dy prej të cilëve kanë dalë nga makina dhe qëllojnë 31-vjeçarin ndërsa një i tretë i ka pritur në makinën për tu larguar nga vendi i ngjarjes. Deri tani autoritetet kanë vënë në pranga vetëm një prej tyre, 44-vjeçarin, Hans Jonuzi.
Gjithashtu, gjatë kontrollit në vendngjarje, policia gjeti dhe sekuestroi 3 gëzhoja pistolete dhe 1 kapuç.
Kujtojmë se 31-vjeçari u ekzekutua me armë zjarri mesditën e së mërkurës në qytetin e Vlorës. Taulant Beqiraj, djali i një ish-polici njihej edhe si Tauland Manaj, Tauland Gjikaj. Ai ishte një emër i njohur për policinë pasi rezultonte me precedentë të mëparshëm penalë.