Ekzekutimi i 40-vjeçarit/ Autori i veshur me kapele, dyshohet se hodhi armën me silenciator në koshat e mbeturinave
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ekzekutimi i 40-vjeçarit Hekuran Billa.
Mësohet se policia ka nisur kontrollet në koshat e mbeturinave pasi dyshohet se autori ka hedhur armën me silenciator.
Paraprakisht dyshohet se ka qenë një person që ka kryer atentati, me kapele, i cili më pas është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, e ndërsa mendohet se është ndihmuar nga persona të tjerë për t’u arratisur.
Ngjarja
Një 40-vjeçar është ekzekutuar mbrëmjen e sotme te ‘Komuna e Parisit’ në Tiranë. Mësohet se viktima është Hekuran Billa, 40-vjeç me origjinë nga Kukësi, i cili njihej ndryshe edhe me emrin Herland Bilali.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, pranë qendrës Tregtare “Kristal Centre”. Nga mënyra se si atentati është kryer, mësohet se bëhet fjalë për një ekzekutim mafioz.
Billa është qëlluar në ecje e sipër, në makinën e tij tip BMW X6 me armë me silenciator.
Një gjë e tillë konfirmohet edhe nga banorët të cilët thonë se nuk kanë dëgjuar të shtëna me armë, por vetëm një zhurmë si të një aksidenti, pasi automjeti është përplasur edhe me dy makina të tjera që ishin të parkuara në atë zonë.
Kush është viktima?
Mësohet se Billa ka qenë i dënuar me burgim të përjetshëm, me një minimum prej 34 vjetësh në burg, për vrasjen e Prel Markut në një klub në Londër.
Nga plumbat e shkrehur nga Billa dhe dy bashkëpunëtorë të tij u plagos dhe pronari i klubit Musa Prahmani.
Billa iku në Danimarkë, por policët e gjurmuan dhe e arrestuan, duke e dënuar për vrasje dhe plagosje.
Ai ishte ekstraduar në Shqipëri disa vite më parë dhe para 1 viti kishte perfunduar denimin dhe ishte liruar nga burgu i Fushë Krujës.
Report TV ka publikuar foton e viktimës dhe pamje nga vendi i ngjarjes, ku e gjithë zona është e rrethuar nga uniformat blu.