Ekzekutimi i 64-vjeçarit, pistat: Nga emigrimi në Zvicër tek konfliktet…
Memli Begalla, është 64-vjeçari që u qëllua me një armë zjarri në orët e mbrëmjes në kryeqytet në zonën e ish-Bllokut, pranë rrugës “Nikolla Tupe”.
Mësohet se 64-vjeçari nga Progonati i Tepelenës, është gjetur i shtrirë në trotuar më rrugën ”Nikolla Tupe”, në zonën e ish-Bllokut. Ai u merrte me tregtimin e gomave.
Sipas informacioneve të deritanishme, nuk janë dëgjuar të shtëna me armë dhe dyshohet se vrasja është bërë me armë me silenciator.
Ka dyshime që atentatorët të kenë qëlluar me silenciator. Viktima, ishte duke hipur një makinë, kur është qëlluar me armë zjarri në parkimin e nëndheshëm të një pallati. Ndërkohë nuk dihet ende nëse ai ishte banor i zonës apo kishte dalë në ish-Bllok.
Policia e cila ndodhet në vendin e ngjarjes, ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Sakaq, në gjithë zonën e ish-bllokut janë ngritur pika kontrolli.
KOHA JONË SONDAZH

