Ekzekutimi i babë e bir, i penduari i drejtësisë: I vrava për para! Çapja: Mashtrues ordiner

Ervis Bardhi vijon të dëshmojë në procesin ndaj Ardian Çapjes dhe personave të tjerë që akuzohen nga SPAK për vrasjen e Gentian e Nezir Beqirit në 2012. Ai ka tashmë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.

Në seancën që u zhvillua sot në GJKKO, Bardhi dha detaje nga mënyra sesi ishte njohur me Gentian Beqirin në qelitë e burgut të Peqinit, në krijimin e miqësisë me të dhe vizitat e herëpashershme në shtëpinë e Beqirit. Ai sqaroi edhe marrjen e porosisë për ekzekutimin e tij nga Ardian e Florenc Çapja deri në ditën e ekzekutimit.

“Ardiani me tha kush shkon atje lart tek Gent Beqiri do vritet. E pranova ta vrisja me Olsi Lekun vetëm për leket. S’kisha asnjë konflikt me Beqirin”, ka thënë ai. I pranishëm në seancë i akuzuari Ardian Çapja, ka thënë se Ervis Bardhi është mashtrues ordiner dhe gënjen vazhdimisht. /Marrë nga Shqiptarja.com/

SHKARKO APP