Ekzekutimi i Billës, burg për Viktor Markun

Pas shtyrjes së vendimit për këtë të martë, Gjykata e Tiranës dha masën e sigurisë “arrest me burg” për Viktor Markun, i akuzuari kryesor për vrasjen e Hekuran Billës më 11 qershor 2020 tek “Komuna e Parisit” në Tiranë. Prokuroria paraqiti sot në gjykate dokumentat e ardhura nga Mali i Zi, ku ndalimi është bërë me kërkesë të Interpol Tiranës. Avokati i Markut, Ilir Murati ka ngritur pretendimin se dokumenti duhej të sillej që dje dhe ka kërkuar të gjithë dokumentacionin që disponon prokuroria, gjë e cila është hedhur e fundit e cila ka thënë se kjo i përket sekretit hetimor.

SHKARKO APP