Ekzekutimi i Bujar Çelës, dyshohet nga vrasës profesionistë

Në një lokal në zonën e Bradasheshit në Elbasan, mëngjesin e së enjtes ndodhi një vrasje e cila dyshohet se lidhet me vjedhjen e miliona eurove në Rinas. Viktima është Bujar Çela, 62 vjeç, vëllai i Talo Çelës, i cilësuar si një nga personat më të kërkuar nga policia, për të cilin është vendosur edhe një shpërblim, pasi ai dyshohet së është përfshirë pikërisht në grabitjen e Rinasit si dhe në vrasjen e vëllezërve Viktor dhe Besmir Haxhia, në 27 prill të këtij viti në Durrës.

Grupi hetimor ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë të lokalit ku u ezkekutua Çela. Autorët dyshohet se janë vrasës profesionistë. Autorët dyshohet se kanë qenë tre persona. Njëri prej tyre ka ndihmuar për të larguar ekzekutorët. Pista e hetimit janë krimet në të cilat është përfshirë, vëllai i viktimës, Talo Çela. Vrasja ndodhi mëngjesin e sotëm në një lokal në Bradashesh të Elbasanit.

Pista kryesore ku është përqendruar grupi hetimor, është e shkuara e vëllait të viktimës, Talo Çelës. Ky i fundit është shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje dhe vjedhje në bashkëpunim. Çela dyshohet se ka qenë pjesë e grupit që grabitën milionat e eurove në Rinas, ngjarje që lidhet edhe me vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës.

SHKARKO APP