Ekzekutimi i Devi Kasmit/ Gjykata e Apelit dënon me burgim të përjetshëm grekun Efthimiu

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka dënuar sot më burgim të përjetshëm grekun Efthimiu Efthimiuos. Ky i fundit akuzohet për vrasjen e Devi Kasmit, që ndodhi në vitin 2018.

Më herët i njëjti vendim ishte marrë nga Gjykata e Shkallës së Parë, dhe është lënë në fuqi nga Apeli.

Ngjarja ndodhi më datë 29 janar 2018 në rrugën “Kongresi i Manastirit” në Tiranë.

Për këtë ngjarje ishin nën akuzë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal ish-speciali grek Efthimios Efthimiu si ekzekutori i Kasmit, Aurel Hoxhallari alias Altin Hoxhallari, Elton Habilaj, Marvin Dinellari, Elton Hoxhallari dhe Marjo Meshini.

SHKARKO APP