Ekzekutimi i Gramoz Memajt në Ksamil u filmua nga kamerat, autorët e pritën në makinë

Ekzekutimi i biznesmenit 46-vjeçar Gramoz Memaj, mbrëmjen e së dielës në derë të banesës së tij, në Ksamil të Sarandës u filmua nga një kamera sigurie.
Katër persona të paktën ishin të përfshirë në krim. Ata e pritën disa orë objektivin e tyre në një makinë të afrohej pranë banesës dhe në këtë moment ekzekutori doli nga makina dhe qëlloi ndaj tij.

Në vendngjarje u gjetën shtatë gëzhoja dhe po aq plumba në trupin e 46 vjeçarit, i cili humbi jetën për shkak të plagëve të marra.
Por veç zbardhjes së dinamikës, pamjet po e ndihmojnë policinë e Tiranës në identifikimin e autorëve të vrasjes. Për shkak se pamjet nuk janë të qarta dhe gjithçka ndodhi në kushtet e e errësirës në zonë, dëshmitarët bënë të ditur se në momentin e ngjarjes nuk kanë dëgjuar të shtëna armësh, por vetëm britmat e nënës, pasi kishte dalë nga shtëpia dhe kishte parë djalin e vrarë.

Duke shfrytëzuar rrugicat në zonë, autorët u larguan me makinë dhe humbën gjurmët.
Disa orë pas ngjarjes, rreth 10 persona u shoqëruan në policinë e Sarandës, por grupi hetimor tregohet i rezervuar në detaje.

Viktima, Gramoz Memaj kishte në pronësi një lokal në zonën e Ksamilit, ku jetonte me nënë, pasi nuk ishte i martuar.
Ai ka jetuar për 10 vite në Angli, ndërsa kohët e fundit, punonte në Greqi.

Hetimet për ekzekutimin e 46 vjeçarit janë shtrirë në disa pista, ku kryesoret janë ato të vrasjes, për shkak të përplasjeve të së shkuarës. Por nuk përjashtojnë konflikte të reja apo motive banale.
Gramoz Memaj ishte viktima e 33-të në Shqipëri, që prej janarit, ku gatu gjysma e krimeve janë atentate mafioze ose vrasje me pagesë. /Ora News

SHKARKO APP