Ekzekutimi i Kastriot Reçit, gazetari: Janë paguar të paktën 100 mijë euro

Ekzekutimi i biznesmenit Kastriot Reçi, i cili u qëllua për vdekje në mes të Rrëshenit, tronditi mbarë opinionin publik.

Vrasja e 47-vjeçarit u cilësua si spektakolare, pasi u krye me snajper nga një distancë prej 200 metrash.

Snajperisti ndodhej në katin e 9-të të një pallati dhe qëlloi me një plumb të vetëm biznesmenin e njohur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndonëse 47-vjeçari ndodhej në shoqërinë e një gruaje dhe fëmijës së saj të mitur, snajperisti goditi shënjestrën e tij duke mos shkaktuar asnjë pasojë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky ekzekutim mafioz është komentuar edhe nga gazetari investigativ, Artan Hoxha, i cili theksoi se kjo është një vrasje me kosto të lartë.

I ftuar në emisionin “Provokacija”, Hoxha tha se një vrasje të tillë mund ta porosisë një organizatë e krimit të organizuar.

Sipas tij, kostoja e këtij ekzekutimi mund të ketë kushtuar së paku 100 mijë euro, ndërsa këto para sipas tij kanë patur si burim krimin. Ai tha se “biveli i krimit varet nga kostoja. Në vrasjen e Rrëshenit është zbuluar një snajper. Po kështu nga hetimet ka dalë se snaperisti hyn me tuta dhe del si femer. Qendron 5 orë në pritje dhe sapo sheh objektivin para një gruaje dhe një fëmije qëllon në shenjë. Tani nuk po flasim për vrasjen e Kasem Sulejmani me dron nga SHBA-të, po flasim për një vrasje në Rrëshen që është sa “një tepsi”.

Prandaj them se kjo është një vrasje me kosto që mund të ketë kushtuar së paku 100 mijë euro. Ai (ata) që e kanë porositur sigurisht kanë para të ardhura nga krimi. Vrasje të këtij niveli mund të bëhen nga krimi i organizuar, i drogërave të forta ndaj dhe është vështirë të zbulohen”, tha ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?