Ekzekutimi i policit, komunikoi në telefon para se të vritej

Të tjera detaje kanë dalë në lidhje me ekzekutimin e efektivit të policisë Xhulio Prelës, mëngjesin e së shtunës në autostradën Lezhë-Milot. Dyshimet janë se efektivi i policisë ka komunikuar në telefon para se të vritej, pasi ndonëse kishte përshkuar disa metra rrugë në drejtim të Tiranës, është kthyer sërish në vendin ku po e prisnin autorët pranë fshatit Gajush të Lezhës.

Kamera e sigurisë e një biznesi pranë vendit të ngjarjes ka fokusuar momentin kur Xhulio Prela është afruar dhe ka biseduar me njërin nga personat që ndodheshin aty, dhe më pas është qëlluar me armë zjarri. Në pamje është mjaft i vështirë identifikimi i automjetit të autoreve, duke qenë se aty pranë ka qenë i parkuar dhe një mjet i tonazhit të rëndë i cili ka penguar pamjen e plotë.

Xhulio Prela, 26-vjeç, me detyrë efektiv i Policisë së Shtetit pranë repartit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër, u vra pas mesnate në Lezhë, në zonën e njohur si “Gajush”. Prela kishte vetëm me 2 vite eksperiencë në Polici, një vit në Lezhë e më pas është transferuar në Shkodër, ndërsa një plumb pranë zemrës i mori jetën.

SHKARKO APP