Ekzekutimi i shqiptarit, mediat greke: Autori donte të vriste të gjithë familjen

Vrasja e shqiptarit në Greqi, ka tronditur vendin, pasi mediet raportojnë se është dashur ekzekutimi i gjithë familjes. Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati i ndodhur mbrëmë në Athinë, ku i vrarë mbeti Edmond Llangozi dhe të plagosur dy djemtë e tij si dhe një kamariere.

Sipas mediave greke, djemtë Anxhelo dhe Mihal Llangozi janë në gjendje të rëndë në spital. Sipas dëshmive të bëra në polici nga bashkëshortja e viktimës dhe autorit, sherri ka nisur për një mosmarrëveshjeje për një borxh financiar.

Mediat greke shkruajnë se është identifikuar autori i kësaj masakre, ai është një 54-vjeçar i cili fillimisht është konfliktuar fizikisht me viktimën dhe më pas ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar. Nga ana tjetër, mediat citojnë një oficer të forcave speciale tha se autori i masakrës së djeshme kishte për qëllim që të vriste të gjithë familjen para tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?