Ekzekutimi i të riut në Tiranë, shkak vrasja e dyfishtë në vitin 2000
Një person është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Kinostudios në Tiranë. Ngjarja ndodhi pak minuta më parë, në rrethana ende të paqarta. Viktima është një 28-vjeçar i identifikuar si Marjo Majallari, ndërsa autorët e kësaj ngjarjeje nuk dihen ende. Mendohet se vrasja të ketë si shkak hakëmarrjen, pasi babai i të ndjerit është në burg pasi në vitin 2000 ka vrarë një person.
”Grupi hetimor ka mberritur brenda pak minutash në vendngjarje dhe po sekuestron e grumbullon çdo provë për të identifikuar dhe përballur me drejtësinë autorët e krimit.
Forca të shumta policie kanë ngritur pika kontrolli në zonë, si dhe në të gjitha rrugët lidhëse me vendin e ngjarjes. Për hetimin e saj është ngritur një grup i posaçëm hetimor me specialiste të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë. Policia ka shoqëruar e po vijon shoqërimin e disa shtetasve që mund të ndihmojnë me dëshmitë e tyre për zbardhjen e rrethanave të vrasjes”,-thuhet në reagimin e policisë.
Hakëmmarja
Avni Majollari, që është babai i viktimës, në vitin 2000 ka vrarë pas një konflikti me armë zjarri, Armando Nelaj dhe Ilir Gjuzi, në segmentin rrugor Tiranë-Dajt. Por Avniu, u kap në 2014, dhe kishte jetuar 14 vite në arrati. Ai është dënuar me “Burgim të përjetshëm”, për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” e kryer në bashkëpunim.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin datë 11.01.2001, e ka dënuar me “Burgim të përjetshëm”, për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 78-25 & 278/2 të Kodit Penal”- njofton policia.
Sipas policisë, në vitin 2000 Avni Majollari ka vrarë pas një konflikti me armë zjarri Armando Nelajn dhe Ilir Gjuzin në segmentin rrugor Tiranë-Dajt. Gjatë momentit së arrestimit, Avni Majollari mbante në dorë një pistoletë tip “TT” ku dhe pas kontrollit të imtësishëm në banesës iu gjet një automatik kallashnikov; një pistoletë tip “Cervena Zastava” si dhe një sasi e konsiderueshme fishekësh e municionesh. Ndërkohë që për vrasjet është dënuar Endrit Majollari, që është djalit i xhaxhait të Marjos i dënuar me 10 vite burg .
KOHA JONË SONDAZH

