Ekzekutimi i të riut, Policia: Viktima me plagë në kokë
Policia ka dhënë detaje për vrasjen e Gjin Ndoji (Boriçit). Unformat blu bëjnë me dije se ngjarja ka 27-vjeçari nga Shkodra është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në fshatin Shkjezë. Dyshohet se ai humbur jetën, pasi është qëlluar me armë zjarri. Në këtë zonë nuk ka kameria sigurie apo nuk është një rrugë shumë e populluar, çka mendohet se ka qenë një atentat i mirëmenduar.
Njoftimi i plotë
Më datë 09.08.2020, rreth orës 05:55, në fshatin Shkjezë, Njësia Administrative Bushat, në rrugë, është konstatuar i pajetë, shtetasi Gj. B., 27-vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Shkodër. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.