Ekzekutimi, Lleshaj mbërrin në Rrëshen
Aktualitet E Martë, 7 Janar 2020 14:26
Pas vrasjes së Kastriot Reçit, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka mbërritur në Rrëshen. Reçi u vra sot pranë lokalit të tij, në qendër të qytetit të Rrëshenit me snajper. Gyshohet se vrasja e tij ka lidhje me vrasjen e ndodhur më datë 12.08.2019 ku viktimë ka mbetur Kastriot Gjini. Kastriot Reçi dyshohej se ishte i përfshirë në veprimtari kriminale.