Ekzekutimi mafioz në Astir, mësohen detaje të reja

Nga ekzekutimi mbrëmjen e djeshme në Astir mbetën të vdekur Erigers Mihasi dhe Armando Dumani. Dy të rinjtë u qëlluan me armë zjarri teksa po qarkullonin me një “Audi”, ndërsa autorët dyshohet se qarkullonin me një “Toyota”, e cila u gjetur e djegur në Thumanë.

Sot mësohet se targat e mjetit ishin të vjedhur më 2 korrik në Tiranë, e ishin të raportuar nga pronari i tyre.

Mesa duket autorët kanë pritur më shumë se 5 muaj për t’i përdorur për atentatin e sotëm. Brenda mjetit janë gjetur edhe disa armë zjarrit.

SHKARKO APP