Ekzekutimi me 3 plumba në zemër i 28-vjeçarit, pista kryesore ku po heton policia
Vrasja e mafioze e 28-vjeçarit në zonë e Astirit mbrëmjen e së hënës dyshohet se ka si motiv kryesor trafikun e lëndëve narktotike. Kjo është një nga pistat e hetimt ku është përqënduar policia e Tiranës në lidhje me ekzekutimin e Vilson Tafçiu, i cili prej disa vitesh ka jetuar në Francë dhe Blegjikë.
Për ngjarjen e rëndë është shpallur në kërkim policor një person me inicialt N.D., që dyshohet se ka nxjerrë në pritë të riun me origjinë nga Peshkopia. Për shkak të problemeve me drejtësinë, Vilsoni kishte ndryshuar edhe mbiemrin e tij disa vite më parë nga Vilson Noka në Tafçiu. Ky i fundit ka pasur një të shkuar kriminale. Ai dyshohet si i përfshirë në trafiqe droge, si heroinë dhe marijuanë ndaj edhe është deportuar nga Franca më 6 nëntor të 2018 pasi kishte kryer 8 muaj burg.
“Vilsoni ishte klient i rregullt i lokalit”- thanë dëshmitarët në komisariatin nr. 6. Ai u thirrur nga një person i gjatë dhe ndërmjet tyre nuk ka patur tension apo konflikt fizik. 28-vjeçari u ngrit qetësisht nga bari, por që gjet i pajetë nga personat e shumtë që ishin në lokal. Tafçiu dyshohet të ketë qenë nën hetim edhe si anëtar i një grupi kriminal të arrestuar nga Policia e Shtetit së fundmi për trafik droge.
Këto prova janë zbuluar nga përgjimet ambientele të kryera nga Forcat Operacionale Speciale. 28-vjeçari i shpëtoi prangosjes por, që mbahej në monitorim nga sektori i narkotikëve, i dyshuar se ishte pjesë në trafikun e drogës në Tiranë. Në vendin e ngjarjes uniformat blu sekuestruan një pistoletë TT që nuk dihet nëse i përket autorit apo viktimës, e cila u dërgua për eskpertizë balistike në Laboratorin e Policisë Shkencore.