Ekzekutimi me 3 plumba në zemër. Shokë emigrimi por sherri i ndau

Kishte ardhur në Tiranë për ceremoninë mortore të gjyshes së tij por mbrëmjen e së hënës plumbat i morën jetën. 28-vjeçari Vilson Tafçiu ishte ulur me disa persona në një lokal në zonën e Astirit, kur autorët e thirrën në emër dhe e ekzekutuan me tre plumba në zemër. Policia e Shtetit është vënë në kërkim të Noel Dishës.

Me origjinë nga Dibra por që prej vitesh jetonte në Sukth, mësohet se mes tij dhe viktimës ka pasur njohje me njëri-tjetrin, si dhe kanë pasur një konflikt të vjetër mes tyre kohë më parë kur jetonin në Francë.

Familjarët e Noel Dishës gjithashtu e njihnin viktimën, Vilson Tafçiun, madje ata kishin dijeni sipërfaqësore për konfliktin mes djalit të tyre dhe Tafçiut, këtë e kanë pohuar edhe pas marrjes në pyetje nga oficerët e policisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Autori i kësaj vrasje, i shpallur tashmë në kërkim, rezulton të ketë edhe dy emra të tjerë, N.K dhe M.P, të cilët janë shpërndarë në çdo pikë kufitare për mos lejuar kalimin e tij jashtë vendit. Deri më tani nga verifikimet nuk rezulton që ai të ketë dalë jashtë territorit të Shqipërisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?