Ekzekutimi në Shkodër, autorët i tradhton…

Ekzekutimi misterioz i biznesmenit Arjan Verracaku mbi kalë në Shkodër, duket se po shkon drejt zbardhjes. Kjo ngjarje ka mobilizuar katër oficerë nga struktura “Forca e Ligjit” në Tiranë dhe dy prokurorë në Shkodër, të cilët janë duke kryer një sërë veprimesh me imtësi.

Nga analizimi i një sërë provash dhe materialesh të sekuestruara në vendin e ngjarjes, është arritur në konkluzionin se dy personat që kanë qëlluar me automatik, nuk kanë qënë profesionistë, kjo për shkak se në vendin ku kishin ngritur pritën kanë lënë shumë prova, që konsiderohen të vleshme për prokurorinë dhe policisë.

Sipas dosjes hetimore, thuhet se pas ekzekutimit në ikje e sipër autorët kanë haruar në vendgjarje dhe një karrikator automatiku të mbushut plot me fishekë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?