Ekzekutimi, viktima është vëllai i një kryetari partie
Mëngjesin e sotëm u shënua një vrasje me armë zjarri në lagjen “Kiras” në Shkodër. Sipas policisë, viktima është Fatbardh Lici 53-vjeç, person me precedentë të mëparshëm kriminalë.
Gjithashtu, viktima është njëherësh edhe vëllai i Mustafa Licit, i njohur si kreu i partisë Mendimi i Djathtë Liberal, si dhe anëtar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës. Në zgjedhjet parlamentare të 2013, Mustafa Lici ka kandiduar edhe për deputet në Shkodër, në listën e PS.
Sa i takon ngjarjes së sotme, dyshimet e para të ekzekutimit të të vëllait, Fatbardh Lici lidhen me faktin se ai ka qenë i përfshirë më herët në vrasjen e një personi, konkretisht të Astrit Kurmemajt.
KOHA JONË SONDAZH

