Ekzekutimi, viktima kishte ndërruar emrin; Para disa kohësh i kishin….

Të tjera detaje janë zbuluar nga e shkuara e 64-vjeçarit që u ekzekutua në rrugën “Nikolla Tupe”. Sipas informacioneve mësohet se ai ka ndërruar emrin para disa kohësh, pasi më herët ka qenë me emrin Afrim. Po ashtu Memli Begallës, mësohet se i kanë djegur një makinë Rang Rover.

Po të njëjtat burime bëjnë me dije se viktima është një biznesmen, pronar i 2 gomisterive në Tiranë dhe ka aktivitet në fushën e turizmit, energjetikës, ndërtimit, import eksport, prodhim dhe eksport të industrisë ushqimorë etj.

Policia në njoftimin e saj zyrtar shkruan se është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe janë ngritur pika kontrolli në disa akse rrugore. Policia ka shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e hetimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po punohet për sigurimin e provave të vlefshme për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe zbardhjen e autorësisë së saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?