Ekzekutohet 50-vjeçar në Fier. Autori qëlloi…
Një ekzekutim me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen “Sheq i Madh” Fier.
Sipas policisë vrasja ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm ku një person ende i paidentifikuar ka hapur zjarr duke lënë të vdekur në vend A. T., 50 vjeç banues në lagjen “Sheq i Madh”, Fier.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje daljet e qytetit dhe po vijon krehja e zonës nga shërbimet e Policisë Fier dhe FNSH Fier.