Ekzekutohet një person në Elbasan

Një 40-vjeçar është gjetur i vrarë me armë zjarri pranë një lokali në Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së hënës rreth orës 7:00, në fshatin Katund i Ri, në aksion rrugor Elbasan-Metalurgji.

Sipas policisë viktima dyshohet se është shtetasi Sajmir Beqiri, rreth 40 vjeç.

Kanë qenë banorët e zonës që njoftuan policinë, pasi dëgjuan të shtëna me armë.

Ora News informon se disa burime jo zyrtare thonë se 40-vjeçari është ndjekur nga një mjet dhe është detyruar të kthehet në ambinetet e jashtmë të lokalit, ku më pas u ekzekutua.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e kësaj vrasje.

SHKARKO APP