Ekzekutoi Altin Balliun, dënohet 25 vjet burg Olger Mustafa

Olger Mustafa alias “Geri Muçi”, i konsideruar si i “forti” i Korçës është dënuar nga Gjykata e Korçës me 25 vite burgim

Vendimi është dhënë disa orë më parë nga gjykata e Korçës, e cila e ka shpallur fajtor dhe dënuar si person që ka ekzekutuar me armë shtetasin, Altin Balliu.

Ngjarja e rëndë është shënuar në 17 janar 2019, ku Mustafa e ka qëlluar me 5 plumba viktimën. Në sencën e mëparshme, prokurori i çështjes Edmond Shytko, bërë ndryshimin e akuzën për të pandehurin Mustafa, ku nga “Vrasje me paramendim”, e akuzoi në pretencën e tij, Mustafën për veprën penale të “Vrasjes me dashje”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke u mbështetur në këtë akuzë, prokurori Shytko i kërkoi gjykatës së Korçës, dënimin me 22 vite burgim, për të pandehurin Olger Mustafa.

Swiss Digital Mobile Reklama

Konflikti ka nisur në rrethana banale, për dritat e makinës dhe më pas sheri ka filluar fizikisht, ku në mënyrë sistematike ka qënë Olger Mustafa që ka sulmuar tre herë me rradhë grupin e djemve.

Një herë i ka sulmuar me makinë, duke i rrezikuar seriozisht jetën, herën e dytë i ka sulmuar me levë dhe herën e tretë i ka sulmuar me armë zjarri, duke lënë të vdekur në vend Altin Balliun.

Për policinë e Korçës, ky personazh është në listën e individëve si kontigjent kriminal, pasi në nëntor të vitit 2010 rezulton i dënuar nga gjykata e Korçës me 12 vite burgim, për akuzën e “Vrasjes me paramendim” të mbetur në tentativë në dëm të Marko Hysollit.

Hysolli është goditur me automatik nga Mustafa, për shkak të një borxhi financiar, prej 1 mijë euro që autori i kishte Hysollit.

Një tjetër dënim nga gjykata, Mustafa, ka marrë në shkurt të 2010, pasi është gjetur fajtor dhe dënuar me 660 mijë lekë të vjetra gjobë për akuzën e “drejtimit të mjetit pa dëshmi aftësie dhe në gjendje të dehur”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?