Ekzekutoi nënkomisarin, babai i Aldit: Djalin e vrau policia, nuk e fal gjakun

Aldi Rama është 21-vjeçari i cili ekzekutoi efektivin Saimir Hoxha dhe disa orë pasi policia ishte në kërkim të tij, u tha se qëlloi veten me plumb në kokë dhe ndërroi jetë në spitalin e Traumës. Por babai i tij, Rufan Rama, ka deklaruar se do të marrë hak për të birin. Në një intervistë për ”FaxNews”, ai akuzon se i biri është dhunuar më parë nga policia dhe shton se kjo ngjarje nuk ka qenë vetëvrasje ashtu siç është paraqitur. Për të një nga efektivët e policisë i ka vrarë djalin.

“Ata policë që e kanë kapur, kanë ushtruar një dhunë shumë të paparë, duke e rrahur në mënyrë barbare. Kur e kanë kapur në Lezhë e kanë dhunuar. Bravo ju qoftë gazetarëve dhe prokurorëve që e kanë deklaruar se djali e ka denoncuar këtë dhunë, por nuk ka pasur ekspertizë mjeko-ligjore. Akoma do ketë vrasje në popull.

Si e vranë Klodian Rashën që i futën pistoletën në duar. Kam komunikuar me të 2 javë para se të vritej. I ka thënë gjyshit që kam një dhimbje të madhe në këtë krah. Ai e ka pyetur po si kështu. Na fikën mor ky shtet, cfarë bëhet me këtë popull.

Një njeri kur shkel ligjin arrestohet, si qenka kjo me të dalim të vrasim njerëz si të na mbushet mendja? A ishte një person i katërt në makinë? Nuk jam i sigurtë kush e ka shkrepur armën. Kam parë disa lajme, para disa kohësh ka dalë një lajm sikur ka qenë një person i katërt i cili ka qenë më i rrezikshëm se Aldi dhe mendoj se mund ta ketë bërë krimin, më pas thonë hajt ta mbulojmë këtë se Aldi e ka bërë.

Nuk të linte kush të dhunohesh në këtë mënyrë. E kanë vrarë mor djalin, e kanë marrë pistoletën dhe ja kanë kthyer drejt kokës. Nuk rri pa ia marrë hakun, nuk e fal gjakun e tim biri more zotëri, do marr hak…shtet kopil”, thotë Rufan Rama.

SHKARKO APP