Ekzekutuan të riun në varreza, Policia: Në pranga 2 autorët. Janë paguar edhe për…(VIDEO)

Xhulion Hoxha, 29 vjeç dhe Euglen Halili, 23 vjeç, janë autorët e vrasjes së Regis Runaj dhe kanë marrë pjesë në atentatin kundër Emiljano Ramazanit. Ky është përfundimi i Policisë së Shtetit për dy krimet e ndodhura në 20 dhe 29 korrik në qytetin e Elbasanit.

Blutë e Elbasanit dolën në një konferencë për shtyp, ku kanë bërë me dije se kanë rënë në praga personat të cilët sipas tyre kanë vrarë Regis Runajn në 29 korrik. Policia bën me dije se ka prova që dëshmon vrasjen e tyre, pasi ata kanë qenë me viktimën natën kur ndodhi ngjarja, kishin konsumuar lëndë narkotike e më pas ishin përfshirë në një zënkë dhe e kishin qëlluar me thikë duke e lënë të vdekur.

“Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një motomjet, në të cilin u gjetën njolla gjaku, të cilat pas egzaminimit në laboratorin shkencor rezultuan se i përkasin viktimës, si dhe një shumë eurosh dhe prova të tjera ligjore”.

Thuhet edhe se këta dy persona kanë marrë pjesë kundrejt pagesës dhe në atenatit ne ndodhur në 20 korrik, ku mbeti i vdekur Emiljano Ramazani, pasi nga provat e grumbulluara rezulton se ata kanë ndjekur dhe kontrolluar lëvizjet e viktimës.

https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/videos/1089147718150251/?q=policia%20e%20shtetit&epa=SEARCH_BOX

SHKARKO APP