Ekzekutuesi grek i Kasmit pajton avokat shqiptar dhe tregon lidhjen me Aurel Hoxhallarin
Shtetasi grek Efthymoios Efthymiou, i cili është arrestuar për ekzekutimin e Dëfrim Kasmit në Tiranë, ka pajtuar një avokat shqiptar për t’u mbrojtur, Saimir Vishën.
Ai ka pohuar njohjen e tij me një nga të akuzuarit si bashkëpunëtor në vrasje, tani person në kërkim, Aurel Hoxhallarin, dhe ka deklaruar se ka qëndruar disa herë në vilën e tij në Mëzez, ndërsa vetë kishte marrë jë banesë me qera. “Aurelin e kam njohur kur ishte emigrant në Itali”, ka deklaruar shtetasi grek.
KOHA JONË SONDAZH

