Ekzistoi vite më parë apo u krijua në laborator? Virusi pësoi mutacion…

Pandemia e Covid-19 ka krijuar përveç 37 mijë viktimave dhe mbi 780 mijë të prekur, edhe anën enigmë sesi lindi dhe pse u përhap në të gjithë botën. ”Pjesa më e madhe e botës beson se koronavirusi i ri u shpërnda në të gjitha shtetet e tjera nga Kina, por kjo është provuar si një teori e gabuar”. Këtë qëndrim mban Qendra e ekspertëve kanadez ”Global Research” në një artikull shkencor, ku citohen edhe virologët kinezë, të cilët kanë konstatuar se Covid-19 në Iran dhe Itali ka pësuar një mutacion gjenetik.

”The Lancet”, një revistë amerikane nënvizon faktin se origjina e virusit të ri nuk është nga Wuhani në Kinë, siç supozohet aktualisht. Daniel Lucey, një specialist i sëmundjeve infektive në Universitetin Georgetown, pranoi se virusi mund ta ketë pikënisjen nga diku tjetër, pasi nga 41 rastet e para në Wuhan, 13 prej tyre nuk kanë pasur qasje në tregun e ushqimit të detit Huanan, ku u shënuan të infektuarit fillestarë. Ekspertët e shëndetësisë kanë zbuluar se Covid-19 ka qarkulluar me shumë mundësi mes popullatës për vite, ndoshta edhe dekada. Nga ana tjetër ekspertët hedhin poshtë teorinë konspirative se virusi është prodhuar në laborator.

Kur? Kështu nis pyetja për situatën në të cilën ndodhet pothuajse e gjithë bota, në lidhje me pandeminë e Covid-19. Kur shkencëtarët më në zë janë duke punuar për krijimin e vaksinën, disa të tjerë sygjerojnë dhe shpëtimin e gjejnë tek një vaksinë 100-vjeçare. Mësohet se studiuesit australianë po verifikojnë testimin njerëzor në shkallë të gjerë për të parë nëse një vaksinë e përdorur prej dekadash për të parandaluar tuberkulozin mund të mbrojë punonjësit e kujdesit shëndetësor nga infektimi me Covid-19.

Nga ana tjetër, theksohet se testi i vaksinës Bacillus Calmette-Guerin (BCG) do realizohet mbi 4,000 punonjës të shëndetësisë në spitalet anekënd Australisë për të përcaktuar nëse mund të reduktojë vërtet simptomat COVID-19, thanë ekspertët e Institutit Kërkimor Murdoch në Melbourne. ”Kur u krijua fillimisht kundër tuberkulozit dhe ende u jepet për këtë qëllim mbi 130 milion bebeve çdo vit, BCG gjithashtu rrit imunitetin dhe mund t`i vijë sidomos në ndihmë atyre që janë në vijën e parë të luftës me koronavirusin”, tha drejtuesi kryesor i studimit, Nigel Curtis.

SHKARKO APP