Ekz*kutimi i rojes, në pranga personi që i siguroi mjetin autorit. A u porosit nga Dubai?
Policia e Vlorës ka rënë në gjurmët e autorit të vrasjes se 58-vjeçarit Renato Hoxhaj. Si rrjedhojë e hetimeve të kryera, policia ka ndaluar një person që dyshohet të ketë bashkëpunuar në këtë vrasje. Bëhet fjalë për Erlis Mehmetin, i cili sipas burimeve policore dyshohet se ka vënë në dispozicion të vrasësve, automjetin e tij.
Automjetit të Mehmetit i ishin vendosur një palë targa të tjera të vjedhura. Në momentin e ndalimit, policia i ka sekuestruar Mehmetit edhe aparatin celular ky dyshohet se mund te ketë biseda me autoret e dyshuar. Nga ana tjetër është edhe një tjetër person i dyshuar si autor i vrasjes së Renato Hoxhajt, por që dyshohet se pas krimit të jetë larguar drejt Greqisë.
Ende nuk ka një pistë zyrtare të deklaruar, burimet pranë grupit të hetimit shprehen se motivet e ekzekutimit të 58-vjeçarit kanë të bëjnë me ngjarje kriminale në qytetin e Vlorës ku i ndjeri dyshohet që mund të ketë luajtur rolin e informatori mes grupeve rivale kriminale.
Për këtë arsye dyshimet janë që vrasja e tij mund të jetë porositur nga jashtë vendit. Dyshohet se se porosia për ekzekutimin të ketë ardhur nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Gjithsesi arrestimi i një prej bashkëpunëtorëve të dyshuar pritet që të përforcojnë më shumë pistat e ngritura të cilat duket se po çojnë në zbardhjen e kësaj vrasjeje, e cila në momente e para dukej sikur ishte kryer pa lënë gjurmë.

KOHA JONË SONDAZH

