Ekz*kutimi në Lezhë, Klodiana Lala zbardh detajet e minutës së fundit: Familjarët e viktimës…
Pas vrasjes së 42-vjeçarit Nikolin (Marku) Lekstakaj në Balldre të Lezhës që dyshohet për hakmarrje, hetuesit kanë nisur menjëherë punën për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se në zonën ku ka ndodhur vrasja nuk ka kamera sigurie, dhe se hetuesit shpresojnë se një lokal që ndodhet në anën tjetër të rrugës mund të ketë filmuar atentatorët.
Po ashtu ajo thotë edhe se në vendngjarje kanë mbërritur babai dhe vëllai i viktimës të cilët kanë dhënë të gjitha shpjegimet e tyre për lëvizjet e fundit të 42-vjeçarit.